Site icon Telegrafi

BE do të dërgojë mision që do të vlerësojë punën e Këshillit Gjyqësor

Foto: AIM

Bashkimi Evropian do të dërgojë në Maqedoni një mision vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor, pas një sërë skandalesh dhe trazirash në muajt e fundit. Kështu ka bërë të ditur ambasadori europian David Geer në një intervistë në TV Telma.

Geer tha se tashmë i është propozuar Qeverisë dhe shpreson se do të zbatohet sa më shpejt, sepse siç thotë ai duhet të rregullohet puna e Këshillit Gjyqësor.

“Mendoj se turbulenca është fjala e duhur për të. Ne po e ndjekim këtë nga afër me shumë shqetësim. Këshilli Gjyqësor duhet të luajë një rol shumë domethënës. Ai duhet të mbrojë dhe promovojë pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqësorit. Kjo është puna e tij. Është e qartë se kjo nuk bëhet. Dhe ajo që kemi parë së fundmi është vërtet. Zhvillimet e fundit janë shumë shqetësuese. Aq sa për këtë arsye i kemi propozuar Qeverisë që të vendosë këtu një mision vlerësimi të nivelit të lartë për Këshillin Gjyqësor, për të gjetur mënyrat se si t’i përgjigjemi pyetjeve të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë, në mënyrë që ata të mund të të kryejë punën e tij në të ardhmen”, thotë Geer.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për një grup këshillues me mision vlerësues./Telegrafi/

Exit mobile version