Telegrafi

Të dënuarit për legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim e shmangie nga tatimi, i refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë

Foto: Arkiv

Të dënuarit, A.D për legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim e shmangie nga tatimi, i është refuzuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.

Kështu thuhet në njoftim të Kolegjit të Gjykatës Supreme.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit A.D., për shkak të veprës penale, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, veprës penale mashtrimi në vazhdimësi dhe veprës penale shmangie nga tatimi, duke vendosur sipas kërkesës së përbashkët për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më datë 16 nëntor, refuzoi si të pabazuar kërkesën e përbashkët për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të dënuarit A.D”, thuhet në njoftim. /Telegrafi