Site icon Telegrafi

Me të dëgjuar thirrjen e ezanit, banorët e Big Brother VIP Kosova lëkunden nga vendi gjatë pasdites së kaluar në oborr

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë mjaft të komentuar për ngjarjet dhe dinamikat që zhvillojnë brenda shtëpisë.

Të enjten ata kanë shijuar së bashku një pasdite më diell në oborrin e shtëpisë, ku kanë diskutuar së bashku tema nga më të ndryshmet.

Në një moment, ata kanë dëgjuar thirrjen e ezanit dhe në shenj respekti kanë vendosur që të lëkunden nga vendi pjesa dërrmuese e tyre.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Së paku nga kamerat, banorët Artan Thaqi, Arta Selimi, Vedat Bajrami e reperi Blasta, janë parë duke e bërë këtë gjë.

Ndjekës së shumtë të programit e kanë komentuar këtë veprim të tyre, një pjesë e të cilëve edhe janë habitur. /Telegrafi/

Exit mobile version