Çifti që kurorëzuan dashurinë muaj më parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po i lënë anash daljet e përbashkëta në publik.
Së fundmi Affeck u fotografua me një ‘Frappuccino’ në dorë, me krem pana sipër, gjatë një kafeje me Lopez në Santa Monica, Kaliforni.
Aktori, 50 vjeç dhe gruaja e tij, 53-vjeçare, dukeshin më të dashuruar se asnjëherë më parë gjatë daljes, duke mbështjellë fort krahët rreth njëri-tjetrit në një përqafim të ngrohtë.
Ylli i muzikës ishte e veshur me një pulovër Valentino, pantallona të zeza dhe çizme bezhë.
Teksa aktori zgjodhi gjithashtu rehatin në një këmishë me ngjyra të errëta, xhinse dhe atlete Nike.
Ylli i “Good Ëill Hunting” u bë viral në vitin 2020 pasi një imazh i tij që po përpiqej të balanconte një tabaka me kafe nga Dunkin’ Donuts u bë meme.
Ai gjithashtu foli mbi zinxhirin e kafesë në një intervistë të vitit 2019 me Collider, duke e quajtur zgjerimin e shumëpritur të kompanisë në Kaliforninë Jugore “të mahnitshme”.
“Unë marr Dunkin’ Donuts çdo ditë. Është shumë e çuditshme, e kam çdo ditë dhe njerëzit gjithmonë thonë: ‘Ku është? A është këtu afër?’ Pra, ndihem sikur po e përhap fjalën”, kishte deklaruar aktori.
Dalja e fundit e çiftit vjen tre muaj pasi dyshja u martuan në shtëpinë e tij në Gjeorgji.
Çifti, të cilët ishin fejuar në fillim të viteve 2000, u rilidhën në vitin 2021 dhe u martuan në një ceremoni intime në Las Vegas gjatë verës, e ndjekur nga festimi i tyre më i madh në shtator. /Telegrafi/