Site icon Telegrafi

Të dashuruar edhe në distancë, Dua Lipa qëndron gjithmonë në kontakt me të dashurin e saj

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është shumë e angazhuar me koncerte në mbarë botën.

Së fundmi, ajo mbajti turin e saj të koncerteve në ShBA, teksa qëndroi për disa ditë së bashku me motrën e saj në New York.

Duke qenë shpesh larg nga shtëpia e saj në Londër, Duas i bie shpesh që të jetë larg familjarëve, miqve por edhe të dashurit të saj.

Lexo po ashtu Fansi artist bënë tatuazh Dua Lipën në trupin e tij

Me këtë të fundit, ajo nuk heziton që të jetë vazhdimisht në kontakt përmes internetit.

Së fundmi, Lipa ka publikuar një fotografi në InstaStory nga biseda e fundit që po bënte ‘online’ me të dashurin e saj, Isaac Carew.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Më shumë se i lezetshëm”, shkruante ajo në dashuri, duke iu referuar kështu të dashurit të saj.

Përndryshe, më datë 10 gusht, Dua Lipa do të jetë në Prishtinë për të performuar para fansave në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Exit mobile version