Site icon Telegrafi

Më të dalluarit e serisë finale të basketbollit të Kosovës

Në prag të ndeshjes së tretë finale, le të shohim cilët ishin lojtarët më të dalluar të skuadrave në dy duelet e para.

Sa i përket skuadrës së Bashkimit, dy lojtarët më të dalluar në dy ndeshjet e para ishin Kayel Locke dhe Justin Black.

Locke në takimin e parë luajti me 20 pikë, 1 kërcim e 2 asistime, ndërsa në të dytin pati 15 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Justin Black në duelin e parë në kryeqytet luajti me 14 pikë, 9 kërcime e 2 asistim, derisa në duelin e humbur në Prizren ishte lojtari më i dalluar prizrenas me 22 pikë, 3 kërcime e 5 asistime.

Te Prishtina, stabil në të dyja ndeshjet ishte Jabarie Hinds, i cili takimin e parë e mbylli me 17 pikë e 3 kërcime, ndërsa të dytin me 13 pikë, 2 kërcime e 2 asistime, transmeton borozani.

Përveç Hinds, te kryeqytetasit mund të përmendet edhe Fisnik Rugova, i cili në ndeshjen e parë luajti me bilanc 13 pikë e 3 kërcime, ndërsa në të dytën pati 11 pikë, 3 kërcime e 1 asistim.

Ndeshja e tretë e serisë finale luhet sonte me ×llim nga ora 19:00 në kryeqytet.

Exit mobile version