Telegrafi

Të burgosurit ikin nga salla me pranga në duar, gjykatësi amerikan u vihet pas – i kapë në dalje të ndërtesës (Video)

Dy të burgosur janë munduar të ikin gjatë seancës dëgjimore në gjykatën e Washington-it.

Bëhet fjalë për të burgosurit Kodey Howard dhe Tannjer Jacobonson të cilët u shfaqën në sallën e gjyqit dhe më pas u arratisën me pranga në duar, duke vrapuar shkallëve poshtë që qonin drejt rrugës kryesore, transmeton Telegrafi.

Por ishte gjykatësi që vendosi t’ju vihet pas dhe t’i ndjek deri në hyrje të ndërtesës. Kamerat e sigurisë brenda objektit të gjykatës kanë filmuar momentin kur Howard dhe Jacobonson zbresin me shpejtësi të madhe shkallëve, kurse pas tyre vrapon gjyqtari.

Nuk dihet se çfarë akuza rëndonin mbi të burgosurit që ishin shfaqur në sallën e gjykatës, ndërsa sherifi Rob Snaza ka konfirmuara se që të dy ishin kapur para se të largoheshin nga ndërtesa. /Telegrafi/