Site icon Telegrafi

Të brendshmet janë bërë për tu hequr për Jennifer Lopezin (Foto)

Përkundër faktit që numëron vite mbi supe, artistja Jennifer Lopez vazhdon të mahnitë me trupin e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka performuar në një koncert për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Lopez zgjodhi të këndojë një nga këngët e saj më të reja, por që vëmendje më të madhe mori performanca e saj e zjarrtë.

Lexo po ashtu Të dashuruarit e 2017-ës! (Foto)

E veshur me një fustan të zi me punime ari e prerje të shumta, Jennifer ekspozonte pjesët më seksuale të trupit të saj.

Nga pamjet e koncertit, vërehet qartë se këngëtarja kishte veshur fustanin pa të brendshme, një paraqitje të cilën ajo e praktikon shpesh viteve të fundit.

Pavarësisht moshës, Jennifer Lopez shquhet si njëra ndër këngëtaret më seksi

Në një nga momentet gjatë performancës, J.Lo ka zbuluar më shumë se ç’duhet, moment i sikletshëm i cili u kap nga aparatët fotografikë. /Telegrafi/

Exit mobile version