Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha, jo pak herë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave me paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social Instagram, ku shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja nga Shqipëria ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi, të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive.
Ajo ka pozuar e veshur me të brendshme, teksa në pjesën e sipërme kishte një bluzë të bardhë.
“A keni uri”, shkroi modelja shqiptare në mbishkrimin e fotografive, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.
Shumica prej fansave e komplimentuan bukuroshen për linjat e saj atraktive trupore.
Aurela Hoxha mori vëmendjen e të gjithëve muajin e kaluar, kur u prezantua me një paraqitje plot glamur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia. /Telegrafi/