Afati kalimtar i transferimeve është i hapur për më shumë se një muaj, por Liverpool ende nuk ka bërë asnjë nënshkrim deri më tani.
Thashethemet e vetme të besueshme janë ardhja e talentit 16-vjeçar të Chelseat, Rio Ngumoha, ndërsa edhe pse janë folur disa emra, nuk është bërë ende asnjë lëvizje.
The Athletic shkruan se Reds përfundimisht do të bëjnë nënshkrime këtë verë, por po planifikojnë ta bëjnë atë më vonë.
Arsyeja kryesore e pritjes së klubit për kaq gjatë është se Arne Slot nuk ka përfunduar vlerësimin e skuadrës dhe po shikon ende.
Ai synon ta bëjë këtë në javën e parë të gushtit, kur të gjithë lojtarët të kthehen përsëri në para-sezon.
Ekziston një mirëkuptim në klub se skuadra ka nevojë për ‘rregullime të vogla sesa rindërtim’ kështu që vera nuk ishte menduar kurrë të ishte afat për sa ma shumë blerje dhe largime. /Telegrafi/