Telegrafi

“Do të bini në dashuri me këngën e re”- Skerdi zbulon skenat e klipit të këngës me Samantën

Skerdi dhe Samanta (Foto: Instagram/samantaofficial/skerdiago)

Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, është njëri prej më të dëgjuarve kur bëhet fjalë për këngë cilësore.

Pas disa projekteve njëpasnjëshme, këngëtari tashmë do të sjellë edhe një bashkëpunim tjetër.

Bëhet fjalë për këngën “N.K.M”, që do të jetë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Samata Karavella.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Skerdi ka ndarë me fansat e tij disa sekuenca nga klipi i këngës që do të publikohet shumë shpejtë.

“Do të bini në dashuri me këngën e re”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Për instrumentalin e këtij projekti është përkujdesur Bigbang Beats, ndërsa për vizualitetin, një pjesë e së cilës është për publike, ka punuar Max Production.

Para një muaji, këngëtari ka sjellë këngën “Kthehu”, që deri më tani ka arritur të grumbullojë 1.5 milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/