Telegrafi

Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë orë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të presionit të gjakut.

Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme.

Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Lexo po ashtu Matni presionin në të dy duart, sepse ndryshimi është një shenjë alarmi

Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut.

Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se presioni i gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit.

Tensioni i lartë i gjakut i patrajtuar rrit rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe problemeve të tjera serioze shëndetësore. Është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gjakut të paktën çdo dy vjet duke filluar nga mosha 18 vjeç. Disa njerëz kanë nevojë për kontrolle më të shpeshta. /Telegrafi/