Site icon Telegrafi

“Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit

Pasi mbaroi spektakli i mbrëmjes së kaluar (e shtunë), Gjesti dhe Egli patën një debat të ashpër, duke shkëmbyer fjalë të forta për ndjenjat që duket se ishin të paqarta ndërmjet tyre.

Gjesti, i cili ishte në “shpellë” me Klajdin, Rozanen dhe G Banin, u afrua më shumë me Eglin gjatë mbrëmjes, por pas spektaklit, ndodhi përplasja.

Gjesti shprehu shqetësimin e tij për faktin se Egli kurrë nuk i ka thënë drejtpërdrejt: “Kam ndjenja për ty”, megjithëse ajo ka pranuar shpesh simpati për të dhe asnjëherë nuk e ka mohuar këtë kur Gjesti e ka pyetur.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas kësaj, Gjesti shpërtheu, duke thënë: “Betohem në Zot se asgjë nuk ndiej për ty, asgjë nuk ndiej për ty hic. Asnjë ndjenjë nuk kam për ty”.

Egli iu përgjigj menjëherë, duke e përkujtuar se vetëm pak sekonda më parë Gjesti kishte thënë: “Ndiej diçka, por nuk e di se çfarë është”. Ajo e akuzoi për kontradiktë, duke thënë: “Atehere je i shtirur, atehere ke genjyer”.

Gjesti, pa hezituar, e përmbylli diskutimin duke thënë: “Nuk kam asnjë ndjenjë të dashurisë, çao Egli. Sa i përket që të prek ose të puth, nuk ndiej asgjë”.

Egli, e mërzitur, shtoi: “Nuk doja të bëja këtë diskutim sot, sepse mezi kam pritur që të vish, kaq di të them”.

Ky moment tensioni ka lënë shenja mes dy banorëve, duke treguar se marrëdhënia e tyre është e mbushur me pasiguri dhe ndjenja të paqarta. /Telegrafi/

Exit mobile version