Site icon Telegrafi

A të bën të qenit miliarder më të lumtur? Përgjigjet Bill Gates – tregon edhe çfarë ka në shtëpinë e tij 127 milionë dollarëshe!

Kur je aq i pasur si themeluesi i Microsoft Bill Gates (vlera e pasurisë së tij llogaritet rreth 100 miliardë dollarë), mund të përballosh disa ekstravaganca super të shtrenjta.

Kështu, siç shkruan BusinessInsider, përcjell Telegrafi, në një seancë “Ask Me Anything” në Reddit, Gates pranoi se luks i tij “i tepruar” ishte një avion privat, për të cilin më herët kishte thënë se ishte “një privilegj i madh”.

“Aeroplani më ndihmon të kryej edhe punët e mia rreth Fondacionit, por përsëri është një gjë shumë e privilegjuar që të kem”.

Lexo po ashtu Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Përveç aeroplanit të tij, Gates jeton i qetë në kompleksin e tij prej 127 milionë dollarë në Medina, Uashington, të cilin ai e ka quajtur “Xanadu 2.0”.

Siç bëhet e ditur, shtëpia 66.000 metra katrorë është e mbushur me teknologji të përparuar dhe ka shtatë dhoma gjumi dhe 18 banjo.

Por, sipas Gates, në të ka edhe një dhomë trampoline.

“[Dhoma e trampolinës] duket sikur diçka e veçantë, por fëmijët kanë qejf ta përdorin atë për të nxjerrë energjinë e tepërt”, tha miliarderi.

Përveç saj, shtëpia gjithashtu është e pajisur me një teatër në shtëpi, një bibliotekë dhe një pishinë me sistemin e saj të muzikës nënujore.

Shtëpia që është ndërtuar nga 300 punëtorë ndërtimi – 100 prej të cilëve ishin elektricistë – thuhet të ketë kushtuar rreth 60 milionë dollarë dhe janë dashur katër vjet për ta përfunduar.

Lexo po ashtu Edhe pse i ka 90 miliardë dollarë pasuri, Bill Gates pret në radhë për të paguar hamburgerin dhe patatet e skuqura - i kushtuan afro 8 dollarë (Foto)

Tutje Gates është pyetur gjithashtu nëse të qenit miliarder e ka bërë atë më të lumtur nga ai nëse do të ishte vetëm një person i klasës së mesme.

“Po”, shkroi ai. “Nuk duhet të mendoj për shpenzimet shëndetësore apo shpenzimet e kolegjit. Të jesh i lirë nga shqetësimi për gjërat financiare është një bekim i vërtetë”.

Një përdorues i Reddit ka kërkuar nga Gates që të tregojnë se çfarë e bën të lumtur, për të cilën gjë, Gates nuk ka përmendur paratë.

“Disa kohët e fundit thanë se kur fëmijët tuaj janë duke bërë mirë, është me të vërtetë shumë e veçantë dhe si prind unë pajtohem plotësisht”. /Telegrafi/

Exit mobile version