Telegrafi

“Do të bëjmë gjithçka mundemi”, Vinicius Jr i motivuar për të shtuar Superkupën e Evropës në koleksionin e trofeve

Vinicius Jr nuk ishte një fytyrë e re në skuadrën e Real Madridit sezonin e kaluar, por sigurisht ishte viti në të cilin ai kaloi nga opsioni i rotacionit dhe super-zëvendësuesi në titullar të rregullt dhe lojtar kyç i ekipit të Los Blancos.

Carlo Ancelotti u shpërblye për besimin e tij tek i riu me dy trofetë e fituar, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, si dhe rezultati i kësaj është një paraqitje në Superkupën e Evropës këtë fundjavë.

Braziliani u pyet nga faqja e zyrtare e UEFA-s se si ai dhe ekipi i tij do t’i qasen Superkupës së Evropës dhe ai tregoi të njëjtin intensitet që bëri në fushë.

Lexo po ashtu Ancelotti: Real Madridi dëshiron të luftojë për të gjashtë trofetë

“Është shumë e rëndësishme të përpiqesh të fitosh sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, veçanërisht nëse dëshiron të fitosh gara aq të rëndësishme sa Superkupa e UEFA-s”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar pjesën e parë të trofeve që ofrohet në sezon”, ka thënë Vinicius Jr.

Bota e futbollit mezi pret të shohë Los Blancos dhe veçanërisht talentin brazilian të rikthehet në veprim këtë sezon, dhe ata do të ‘lëpijnë buzët’ pasi kundërshtarët e tyre, Eintracht Frankfurt, u thyen nga Bayern Munich në ndeshjen e parë të sezonit të Bundesligës. /Telegrafi/