Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, tashmë po trajton tema të ndryshme në rrjete sociale.
Në lidhjet ‘live’ në Instagram, Osmani po fton figura të njohura publike, ndërsa po diskuton për ndikimin e pandemisë, sukseset dhe karrierën profesionale.
Së fundmi ka qenë e ftuar aktorja që ka debutuar në skenën ndërkombëtare, Arta Dobroshi, e cila ka folur për suksesin e saj.
Ajo tutje ka shpjeguar se asnjëherë nuk ka tentuar të arrijë famë, pasi aktrimi është një gjë që e dashuron.
“Gjithmonë kam ndjekur zemrën time, nuk kam shikuar famën. Por, çka është me rëndësi, të kesh sinqeritet me vete, më pas vjen dinjiteti dhe rrezaton pozitivitet”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, Arta përmendi se nuk e sheh veten si refugjate, pasi kur shkel në tapetin e kuq të gjithë janë të njëjtë.
“Do të bëjë gjithçka për vendin, pasi e kemi në gjak”, ka përfunduar aktorja. /Telegrafi/