Roza Lati ka folur sërish për vendimin e ndërprerjes së shtatzënisë dhe për djalin me të cilin priste fëmijën.
Ajo tregon se ai ishte djalë shumë i mirë, por egoist, dhe nuk mund ta shikonte si babanë e fëmijës së saj.
“Djali me të cilin pata shtatzëninë është alamet djali, të gjitha të mirat, shumë inteligjent shumë i pasur, të bëje një fëmijë me të sigurojë jetën me atë pensionin mujor”, tha banorja.
“Shumë inteligjent, shumë i pasur, por shumë i hallakatur, karakter egoist, jo baba, jo familje. Çdo krijesë në këtë tokë është bërë të rrijë me dikë, por unë nuk e kam problem të rri vetëm, nëse nuk gjej një person që nuk ka ego”, shtoi më tutje Roza.
“Mua nuk më tërheq njeri nga hundët, o bëj jetën që dua, ose ndërpres çdo gjë për të mos bërë atë që nuk dua.”
“Kur mora vendimin për abort, as nuk pyeta njeri, e bëra me kokën time”, thotë ajo. /Telegrafi/