Site icon Telegrafi

Do të bëhen analiza laboratorike të tokës së përmbytur në rajonin e Shkupit

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave do të analizojë dheun në rajonet e përmbytura të Shkupit. Mostrat do të dërgohen në testime laboratorike dhe brenda 10 ditësh do të dihet nëse bujqit mund ta punojnë dhe mbjellin tokën e tyre, apo jo, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas analizave, në pajtim me metodologjinë për analitë agrokimike dhe mikrobiologjike, do të përgatitet raporti dhe vlerësimi i gjendjes momentale të tokës.

Nëse rezultatet do të dalin të këqia, atëherë do të merren masat e duhura që toka të rikthehet në gjendjen e para vërshimeve./Telegrafi/

Exit mobile version