Real Madridi fitoi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 1-3 në Kiev.
Ky ishte triumfi i tretë radhazi për Los Blancos në garën më të madhe për klube, ndërsa Los Blancos u bën skuadra e parë që luajnë në dy finale me formacion të njëjtë.
Pasi ishte formacioni i njëjtë, edhe lojtarët për fotografinë zyrtare u vendosën ashtu si një vit më parë në Cardiff.
Përveç kësaj edhe qëndrimi i lojtarëve në fotografi është pothuajse identik.
E vetmja gjë që ndryshon, është dora e majtë e Sergio Ramosit, e cila në Kiev është e vendosur në supet e Toni Kross, kurse në Cardiff në shpinë.
Vlen të theksohet se ky ishte triumfi i 13-të në histori në Ligën e Kampionëve për Realin.
Ndërsa finalja e shtunës ishte e pesta në katër vitet e fundit. /Telegrafi/