Telegrafi

Te Bayerni e pranojnë se Thiago do të largohet: I ofruam rinovimin, por po bisedon me dy klubet angleze

Thiago. (Photo by FC Bayern - Handout/Getty Images)

Thiago Alcantara duket se ka ndarë mendjen për tu larguar nga Bayerni pas shtatë viteve qëndrim në Munich.

Mesfushori spanjoll ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me Bavarezët, teksa ka vendosur të provojë një aventurë të re.

Se do të largohet nga Bayerni, tanimë kjo gjë është konfirmuar nga presidenti i nderit i gjermanëve Uli Hoenes.

“Ne i kemi bërë një ofertë shumë të mirë Thiagos për katër vitet e ardhshme. Pas disa ditëve që mendoi na ka kthyer përgjigje negative”.

“Ai na tha se po shikon një mundësi më të mirë dhe më të madhe”, tha Hoenes.

Tutje gjermani ka zbuluar se Thiago është në bisedime me dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Manchester United.

“Thiago është në bisedime me Liverpoolin dhe Manchester Unitedin, por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje”.

“Klubet janë duke tentuar të bindin lojtarin para se të vijnë me ofertë zyrtare te Bayerni”, ka thënë Hoenes.

29-vjeçari është prej shtatë viteve pjesë e Bayernit, ku në total ka zhvilluar 269 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 30 gola e ka bërë 45 asistime. /Telegrafi/