Ish-presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, beson se ata nuk mund të përballojnë yllin e Tottenhamit, Harry Kane.
29-vjeçari ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe kërkohet nga një mori klubesh evropiane.
Manchester United dhe Bayern janë dy skuadrat me interesin më të madh për Kane.
Duke folur me gazetarin Maximilian Koch, Hoeness dh për vlerësimin për Kane: “Ai është një lojtar i madh, por kjo është një renditje e madhësisë”.
“Manchester City doli me 140, 150 milionë euro. Nuk mund ta imagjinoj që këto janë shuma që Bayern Munich dëshiron ose mund të paguajë”.
Duke qenë se Kane do t’i skadojë kontrata brenda një viti deri në afatin kalimtar të verës, Spurs ka të ngjarë të pranojnë një tarifë më të ulët.
Manchester United, PSG, Chelsea dhe Real Madridi, besohet se janë në garë për transferimin e anglezi që e dëshiron me ngulm largimin nga Tottenhami. /Telegrafi/