Site icon Telegrafi

Te Barcelona zbulojnë arsyen pse nuk e transferuan Nico Williamsin

Nico Williams ishte një nga dëshirat kryesore të Barcelonës për ta përforcuar repartin ofensivë.

Megjithatë pas shumë përpjekjeve të katalunasve, në fund transferimi nuk ndodhi dhe Nico vendosi të qëndronte te Athletic Bilbao.

Megjithatë, sipas drejtorit sportiv të Barçës, Deco, ishin katalanasit ata që vendosën të hiqnin dorë nga transferimi i yllit spanjoll.

Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

“Po ju them përsëri. Ne po flasim për nivelin. Sot kemi Raphinha, Ferran, rikthimin e Ansu (i cili ishte shumë i mirë në parasezon),” tha Deco në bisedën e tij në Barca One.

“Për më tepër, Lamine dhe lojtarë si Fermin apo Olmo mund të luajnë atje në të majtë”.

Nico Williams dhe Hansi Flick

“Për të sjellë një lojtar të ri, ai duhej të ishte i një niveli shumë të lartë. Nënshkrimi i Danit na dha më shumë opsione”.

“Nuk është se ne nuk folëm me lojtarë [si Nico Williams], por kishim prioritete të tjera që ishin vendimtare për të mos sjellë një tjetër anësor”, tha Deco. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version