Site icon Telegrafi

Te Barcelona vendosin lojtarët me vota për kapitenët, këta janë katër të parët

Është vendosur me vota të lojtarëve çështja e kapitenit të Barcelonës për edicionin e ri.

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka marrë besimin e bashkëlojtarëve të tij dhe do të vazhdoj të jetë kapiten i katalunasve.

Mundo Deportivo ka raportuar se në klubin katalunas është votuar në dhomat e zhveshjes për çështjen e kapitenit.

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images)

Messi që ishte kapiten edhe në dy sezonet e kaluara ka marrë besimin e plotë nga bashkëlojtarët.

Por përveç numrit 10 që do të jetë lider i skuadrës, janë vendosur edhe zëvendës kapitenët e tij.

Gerrard Pique do të jetë zëvendësi i parë i Messit, ndërsa Sergio Busquets dhe Sergi Roberto janë vendosur në pozitat tre dhe katër. /Telegrafi/

Exit mobile version