Barcelona dhe Real Madridi janë rivalë të përjetshëm në futbollin spanjoll.
Fakti tashmë dihet, por ekipet dallojnë edhe në cilësi tjera.
Pos ngjashmërisë që kanë lojtarët më të mirë në botë secila prej tyre, kohezioni i tyre është i ndryshëm.
Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, vë në pah një detaj mjaft tronditës.
Në një gol të shënuar nga Barcelona, atij i gëzohen të gjithë lojtarët në fushë, shkruan Telegrafi.
Në anën tjetër shihet Cristiano Ronaldo i cili ulë kokën, teksa dy prej bashklojtarëve po festojnë një prej golave të shënuar.
Duket se Ronaldo së tepërmi ka dëshirë të shënojë gola dhe nuk është hera e parë që po shpërfaqën konfliktet mes bashklojtarëve te Real Madridi.
Sidoqoftë, Zidane së fundmi ka inspiruar një rritje të frymës grupore, me anë të autoritetit të shtuar mbi lojtarët e tij.
Real Madridit do t’i nevojitet shumë kohezioni grupor në vazhdim pasi që nuk do të ketë mundësi të transferojë lojtarë për shkak të dënimit nga FIFA.