Telegrafi

Do të barazohen investitori i huaj me atë vendas, nuk ka privilegje për investitorët e huaj

Gjatë vizitës së sotme në Veles, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev paralajmëroi se tërësisht do të barazohen të gjitha kontributet dhe ndihma shtetërore për hapjen e vendeve të reja të punës si dhe kontributet e investimeve të reja në vend edhe për kompanitë vendore edhe për ato të huaja, duke shtuar se gjatë këtij muaji do të publikohen të ashtuquajturat “menu” për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe vendorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Plotësisht do t’i barazojmë kontributet dhe ndihmën shtetërore për hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimeve të reja në Republikën e Maqedonisë. Dhe përfundimisht kompanitë vendore do të marrin trajtim të njejtë dhe në disa segmente edhe më të mirë se kompanitë e huaja, për arsye se ato kanë potencial për hapjen e vendeve të punës me stabilitet më tëmadh”, tha Zaev.

Kryeministri sqaroi se këto masa të reja nënkuptojnë se punëdhënësit që hap vende të reja pune me pagë më të madhe se paga minimale, të përafërt me pagën mesatare do t’i mundësohet ndihmë shtetërore e drejtpërdrejt me masa nxitëse për hapje të sa më shumë vende të punës./Telegrafi/