Reperi i njohur shqiptar, Gashi, arriti në mbrëmjen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Pas arritjes në vendlindje, ai u nis drejt Parkut të Gërmisë, aty ku po mbahej nata e parë e festivalit “Sunny Hill”.
Me të shkuar atje, Gashi është takuar me miken e tij, artisten shqiptare të famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga mbrëmja e djeshme, duke treguar momentet e këndshme që ka kaluar në “Sunny Hill”.
Me të hyrë në festival, reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur tejet mirë nga fansat.
Në natën e parë të “Sunny Hill” kënduan emra të njohur, gjersa mbrëmja u përmbyll me super yllin botëror, Miley Cyrus. /Telegrafi/