Telegrafi

Te Arsenali ende të mahnitur me perlën e Xhakës ndaj Chelseat – publikojnë pamje të veçantë nga momenti i super golit

Arsenali ka arritur të këndellët në Ligën Premier, duke marr tri fitore radhazi, që e larguan nga pjesa e fundit e renditjes.

Kjo ka bërë që Arsenali të ngjitet në vendin e 11 me 23 pikë, duke kthyer edhe qetësinë në skuadër.

Forma e mirë nisi në ndeshjen derbi ndaj Chelseat, ku të besuarit e Mikel Artetas fituan me rezultat 3-1.

Protagonist në atë ndeshje ishte Granit Xhaka, që shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Arsenali sot e ka rikthyer në rrjetet sociale atë gol, por me një pamje të re, që nuk është parë më herët.

 

Në fundjavë Arsenali kthehet të luajë në shtëpi, ku do ta pres Crystal Palacen. /Telegrafi/