Site icon Telegrafi

Të ardhurat në buxhetin e Maqedonisë së Veriut kanë shënuar rritje

Të ardhurat në Buxhet në korrik të këtij viti nga fillimi i krizës së koronavirusit ka shënuar rritje mujore, ndërsa kjo tregon se rivitalizimi i ekonomisë po zhvillohet me një dinamikë të mirë dhe pritjet janë se në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti do të ketë rimëkëmbje graduale të ekonomisë vendore.

Sipas të dhënave të publikuara të Ekonomisë së Financave, pagesa e përgjithshme e të ardhurave në korrik arrin 17,9 miliardë denarë. Të ardhurat tatimore janë paguar në vlerë prej 10,2 miliardë denarë, apo 1,7 për qind më pak nga viti i kaluar. Tatimi i vlerës së shtuar për herë të parë nga fillimi i krizës shënon rritje në krahasim me vitin e kaluar prej 1,2 për qind, që vijon pas rënies në qershor prej 7,5 për qind, dhe rënien e lartë në maj dhe prill prej -33 dhe 043,5 për qind respektivisht. Shënohet edhe rritje e lartë të të dhënave të importit prej 18,3 për qind, më tej rritje të tatimit personal prej 0,4 për qind, derisa pagesë më të vogël ka te akcizat dhe tatimi i fitimit.

Kontributet shënojnë rritje prej 11,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, me çfarë vazhdon trendi i mirë i pagesës së kontributeve për qershorin, kur ishte shënuar shkalla e njëjtë e rritjes prej 12,3. Rritja e kontributeve në kohën e masave në masë të madhe mund të përshkruhet në masat të cilat i ndërmerr Qeveria gjegjësisht mbështetja prej 14.500 denarë për të punësuar për shkak të pagesës së pagave për prillin, majin dhe qershorin.

Kontributet shënojnë rritje prej 8,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në përfundim me gjashtëmujorin e parë rritje prej 8 për qind.

Ana e shpenzimeve në përfundim me korrikun shënon rritje prej 11,6 për qind në nivel vjetor. Deficiti në përfundim me korrikun është realizuar 4,76 për qind nga BPV-ja dhe është në pajtim me dinamikën e planifikuar me Ribalancin.

“Edhe krahas sfidave me të cilat përballet ekonomia, në kushte të përballjes me Kovid-19, ekzekutimi i buxhetit po zhvillohet sipas planit. Pas realizimit të të ardhurave të përgjithshme në qershor të cilat ishin -9,6 për qind krahasuar me vitin e kaluar kur masat kufizuese filluan të lirohen dhe aktiviteti ekonomik të ringjallet, realizimi pozitiv në korrik me një rritje prej 1,4 për qind flet se ringjallja po zhvillohet me një dinamikë të mirë. Qëllimi i Ministrisë së Financave është që të sigurojë ekzekutim të vazhdueshëm të Buxhetit pa vonesë, në afatet e përcaktuara me ligj, gjegjësisht të punësuarit të marrin pagë, të rrezikuarit social t’i marrin në kohë kompensimet e tyre, firmat rregullisht t’i paguajnë kërkesat e tyre ndaj shfrytëzuesve buxhetorë të mos kenë detyrime të prapambetura, si dhe kthim në kohë të tatimit. Këtu janë edhe masat për Kovid-19, mbështetje të cilën shteti ua jep qytetarëve dhe firmave, në pajtim me mundësitë, përmes kartelës pagesore vendore, përmes subvencionimit të pagave dhe kontributeve, përmes shtyrjes së pagesës së detyrimeve tatimore”, thekson ministrja e Financave Nina Angellovska. Siguron se financimi i buxhetit është siguruar edhe në rast të valës së dytë eventuale të pandemisë.

Exit mobile version