Site icon Telegrafi

Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive

Aksionet e Google ranë me shpejtësi pas publikimit të raportit financiar i cili ishte larg pritshmërive të analistëve dhe se Alphabet kompania që zotëron Youtube, raportoi 36.3 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e parë të vitit 2019, apo më pak sesa 37.33 miliardë dollarë që ishte parashikuar.

Edhe fitimi ra për tre muajt e parë të vitit. Fitimi u ndikua nga një gjobë e vendosur nga Komisioni Evropian për bllokimin e rivalëve online në reklamim. Google duhej të paguante 1.5 miliard euro, duke përfshirë gjobën, fitimi i Alphabet ra nga 7.6 miliardë dollarë në 6.6 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar rritja e shitjeve ishte 26 për qind, ndërsa këtë vit vetëm 17 për qind dhe aksionet e Alphabet ranë me 7 për qind, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, kompania tha se rritja e klikimeve të paguara u ngadalësua në 39 për qind nga 59 për qind që ishte në fillim të 2018-së. Nën modelin në fjalë, kompania paguan një tarifë për çdo klikim reklame.

Pjesa më e madhe e të ardhurave apo 84.5 për qind erdhi nga biznesi i reklamave. Me tre miliardë përdorues, Google është shitësi më i madh në botë i reklamave të internetit. /Telegrafi/

Exit mobile version