Telegrafi

Do të anulohen zgjedhjet në Maqedoni për shkak të coronavirusit

Kryetarët e partive politike në takimin e sotëm te kryetari Stevo Pendarovski janë pajtuar se zgjedhjet e parakohshme kuvendare të 12 prillit duhet të anulohen.

Përfaqësuesit e partive politike thonë se gjendja aktuale me coronavirusin dhe shëndeti i qytetarëve është prioritet kryesor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim të pranishëm ishin kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i ASH-së, zijadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. BDI-në e përfaqësonte Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ndërsa PDSH-në Organ Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti.

Në takim të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski./Telegrafi/