Në Republikën e Bullgarisë do të lejohet hyrja për familjarët e viktimave në aksidnetin tragjik pa dallim nëse posedojnë dokument lidhur me masat për mborjtje nga pandemia e coronavirusit.
Qendra Koordinative Nacionale e Bullgarisë njoftoi se autoritetet kufitare të Bullgarisë morën vendim për ndryshimin e protokollit për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shumë familjarë ndodhen në spitali në Sofje dhe thonë se nuk ka asnjë informacion për viktimat.
Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/