Gjiganti Audi është duke festuar 25 vjetorin e lansimit të teknologjisë TDI, me një model A7 SportBack 3.0 TDI Special Edition, i cili e bën të qartë konkurrencën në kategorinë e tij.
Me një fuqi motorike prej 326KF (240KW) të kombinuara me moment rrotullimi prej 650 Nm, arrin shpejtësinë prej 0-100km/h për 5.1 sekonda.
Audi A7 SportBack 3.0 TDI përmban motor me naftë dhe është i pajisur me bituro me kapacitet vëllimi prej 2967cc.
Ndryshimet në ngarkesën e këtij modeli kanë bërë që të rritet fuqia motorike për 7KF (5KW).
Ky model vjen në treg me paketën sportive S-Line, e cila për arsye aerodinamike është 20 mm më e ulët.
Klientët do të kenë mundësin ta posedojnë këtë veturë nga fillimi i muajit gusht 2014, me një çmim bazë prej 72.000 euro.