Telegrafi

Tchouameni për të ardhmen e tij: Nuk kam vendosur ende

Aurelien Tchouameni ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi kërkohet nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, por kjo nuk e shqetëson.

Mesfushori i ri francez ka zhvilluar dy sezone fantastike me Monacon në Ligue 1, duke bërë që ai të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

Megjithatë, larg nga të ndierit presionin e të qenit në qendër të vëmendjes, Tchouameni nuk shqetësohet aspak.

Lexo po ashtu Monaco mund ta marr vendim për Tchouamenin brenda 48 orëve

Ai ka folur për të ardhmen e tij dhe ofertat nga klubet e mëdha.

“Nuk më shqetëson, sepse është një pozicion në të cilin gjithmonë kam dashur të jem”, ka thënë fillimisht Tchouameni për Telefoot.

Lexo po ashtu PSG shpreson se Mbappe mund ta bindë Tchouamenin të nënshkruajë për ta

“Për sa kohë që klubet më të mira më ndjekin, kjo do të thotë se po bëj gjëra të mira”.

Madje, ai u pyet drejtpërdrejt për të ardhmen dhe nëse ai kishte zgjedhur tashmë klubin e tij të ardhshëm, për të cilën ai u përgjigj. “Akoma jo”. /Telegrafi/