Real Madrid dhe Monaco janë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Aurelien Tchouameni dhe tashmë lajmi ka filluar të marrë konfirmime.
Sipas faqes sportive Goal, Los Blancos shpresojnë të vulosin ardhjen e mesfushorit me tipare mbrojtëse në orët e ardhshme.
Tchouameni kishte vendosur se donte të bashkohej me Real Madridin javë më parë, duke refuzuar interesimin nga Liverpooli dhe, më vonë nga Paris Saint-Germain.
Pas disa javësh negociata, Monaco dhe Real Madridi janë afër arritjes së një marrëveshjeje.
Fituesit e Ligës së Kampionëve do të paguajnë rreth 100 milionë euro përfshirë bonuset e nënshkrimit për 22-vjeçarin.
Përkundër vlerës së lartë të paguar, transferimi nga Real Madridi cilësohet si ‘vjedhje’, pasi Tchouameni llogaritet si njëri nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij aktualisht. /Telegrafi/