Reperja e njohur shqiptare, Tayna, tash e një kohë përflitet për shkak të raportit që ka me yllin e Real Madrid, Vinicius Junior.
Ky i fundit veç që ia shpërndau këngët në rrjetet sociale, i komenton thuajse gjatë tërë kohës në imazhet atraktive që publikon.
Në një “përballje” para autores dhe moderatores së emisionit Luana Vjollcës, Tayna u gjend e gatshme të pëgjigjej dhe mos provonte ushqimet e “shpifura” të sfidës “Ndaje ose haje”.
Për marrëdhënien me ngacmime ndaj njëri-tjetrit, Tayna u pyet në “Shiko Kush LUAN”, ku vendosi t’i tregonte mesazhet me Vinicius në Instagram.
Tayna: Foto të bukura!
Vinicius: Të pëlqejnë?
Tayna: Po!
Vinicius: ?❤
Me këtë Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës), e vërteton se ka një raport të mirë miqësor me Vinicius. /Telegrafi/