Ajo është sensacioni i vitit i estradës muzikore shqiptare teksa ka bërë bujë të madhe me këngët e sjella gjatë këtij viti kalendarik.
Bëhet fjalë për Taynan, e cila njihet për repin e veçantë që bënë dhe kjo e ka bërë që të bëhet e famshme te publiku i gjerë.
Por, duket se këngëtarja nuk do ta përfundojë këtë vit pa e sjell edhe një këngë të re për fansat.
Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram duke bërë ‘freestyle’.
Megjithëse, nuk dihet nëse kjo është kënga e saj e re, fansat po shpresojnë për një gjë të tillë.
Theksojmë se kënga e fundit e Taynas është “Pow Pow”, i cili deri më tani është shikuar mbi 4.5 milionë herë në YouTube.
Ndryshe, ajo ka nisur punën për projekte të reja, të cilat pritet t’i dëgjojmë gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/