Telegrafi

Tayna tregon se ka filluar të këndojë që nga mosha pesë vjeçare, thotë se ka bërë edhe ‘twerk’

Tayna, tashmë është shndërruar në një nga personazhet më të përfolura në showbizin shqiptar, duke u komentuar thuajse për çdo veprim të saj.

Bukuroshja nga Prizreni po ashtu është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa nuk ngurron të ndajë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Këtë herë, ajo ka vendosur t’i hyjë arkivave, duke publikuar fotografi nga fëmijëria e saj, gjë që dëshmon se ka pasur një lidhje të ngushtë me muzikën qysh kur ishte e vogël.

Tayna ka filluar të këndojë qysh e vogël (Foto: Instagram)

Imazhet në fjalë e shfaqin Taynën, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, me mikrofon në duar, kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

“Duke bërë rep dhe duke kënduar qysh nga përjetësia”, ka shkruar në njërin postim 23-vjeçarja, kurse në tjetrën fotografi thotë se ka qenë duke bërë “twerk”.

Tayna ka filluar të këndojë qysh e vogël (Foto: Instagram)

Tayna përndryshe është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të ri “Sicko”, i cili në YouTube ka mbledhur 7.7 milionë klikime.

Ajo edhe këtë verë dhuroi spektakël në shumë mbrëmje e koncerte të ndryshme, duke bërë të jetë një nga reperet më të kërkuara në treg. /Telegrafi/

Tayna ka filluar të këndojë qysh e vogël (Foto: Instagram)