Telegrafi

Tayna thotë se Loredana është në kulmin e karrierës, ndërsa me Mozzik do dëshironte një bashkëpunim

Tayna (Foto: Instagram)

Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë e ftuara speciale e kësaj të shtune për herë të parë në “Shiko Kush LUAN”.

Përveç performances së mahnitshme që solli në studio, artistja u bë pjesë e lojës ‘Paintball’, teksa zbuloi shumë të pathëna.

Me fotot e disa prej personazheve vendosur në një tabelë, Tayna ka shënjestruar një nga një ata të cilët vlenin si përgjigje për pyetjet e drejtuara reperes.

Tayna (Foto: YouTube)

Sipas Taynës, Loredana është në kulmin e karrierës, megjithatë ajo do ta dëshironte një bashkëpunim me Mozzik. Ledri Vulën këngëtarja e ka zgjedhur si reperin që pëlqente më shumë para famës, ndërsa ka zbuluar se në makinë dëgjon MC Kreshën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Majk e ka cilësuar si kolegun ‘e rënë nga fiku’, ashtu sikurse po të njejtin emër ka zgjedhur për artistin që i uron më shumë fat në 2020-tën. Për sa i përket Onatit, Tayna e ka shënjestruar dy herë si këngëtarin që nuk do të bënte kurrë bashkëpunim dhe që ka tekstet më të dobëta.

Ndërkohë për ‘diss’, artistja shqiptare ka deklaruar se nuk do t’i bënte asnjërit e sidomos asnjërës prej kolegeve, ashtu sikurse ka rrëfyer se asnjë nga reperët e shfaqur në fotot përballë saj nuk përmbushte kriteret e mashkullit ideal për një lidhje me të. /Telegrafi/