Telegrafi

Tayna tërheqëse në imazhet e fundit nga Tajlanda: Shijojeni çdo moment të jetës tuaj sepse është shumë e shkurtër

Tayna ishte sensacioni i vitit të kaluar në industrinë muzikore shqiptare duke sjell këngë pas kënge.

Këngëtarja shqiptare së fundi ka sjell videokëngën, “Kce”, dhe pas kësaj ka filluar pushimet para fillimit të një sezoni me plotë koncerte.

Bukuroshja jonë ka udhëtuar në shtetin aziatik të Tajlandës për të shijuar plazhet fantastike të këtij vendi turistik.

Ajo ka publikuar edhe imazhe dhe video të ndryshme në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet seksi në bikini.

“Shijojeni çdo moment të jetës tuaj. Është shumë e shkurtër për ta humbur atë në zili. Buzëqeshni kur mundeni, kërkoni falje kur duhet…, dhe lëreni atë që nuk mund ta ndryshoni”, ka shkruar ndër të tjerash prizrenasja në rrjetet sociale.

Ndryshe, projekti i saj i fundit i sjell para gjashtë ditësh ka arritur mbi katër milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/