Tayna është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në trojet shqiptare.
Këngëtarja shqiptare ka sjell një numër të këngëve që janë shndërruar në hite, madje edhe jashtë vendit.
E një prej tyre e ka pëlqyer javë më parë edhe artisti dhe ylli i muzikës latine, i njohur më mirë si Maluma.
Sot, prizrenasja dhe këngëtari kolumbian kanë pasur rastin të takohen dhe të bëjnë një fotografi të përbashkët.
Këtë moment e ka xhiruar një mik i zeshkanes dhe e ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram teksa shihet duke marrë poza dyshja e muzikës.
Ndryshe, reperja ka udhëtuar drejt shtetit italian për të ndjekur një ndër koncertet e këngëtarit. /Telegrafi/