Site icon Telegrafi

Tayna shpenzon afro 4000 euro për vetëm një nga dukjet e fundit

Foto: Instagram

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka nisur pushimet prej disa ditësh dhe momentalisht ndodhet në Turqi.

Ajo ditën e djeshme (e shtunë) solli disa imazhe të reja, me anë të të cilave mori vëmendje me stilin dhe markat e shtrenjta.

Artistja shqiptare u pa të ketë veshur një këmishë të markës Balenciaga, syze Dior, atlete të brendit Prada e po ashtu mbante një çantë Balenciaga.

Sipas faqes ‘Shqip Closet’, triko kushton hiç më pak se 850 euro, syzet kanë vlerë rreth 400 euro, çanta mbi një mijë euro e po ashtu atletet mbi 700 euro.

Në total kjo dukje e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) kap vlerën e 3690 eurove.

Lexo po ashtu Tayna me poza tërheqëse nga pushimet në Turqi

Kjo vjen pas përfitimeve të mëdha të këngëtares si më mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore, marrë parasysh që është njëra ndër yjet më të kërkuara.

E njëjta po shijon suksesin e këngës së re “La Boca”, të cilën e lansoi vetëm pak ditë më parë.

Secili projekt i Taynës deri më tani ka mbledhur miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version