Telegrafi

Tayna i rikthehet pamjes së vjetër, bëhet brune sërish

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur, Tayna, po qëndron së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është duke mbajtur atje koncertet e radhës, gjersa është bërë e ditur edhe se ka nisur xhirimet e një klipi atje.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë e ndjekur dhe shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj të përditshme.

Së fundmi, bukuroshja nga Prizreni ka treguar se i është rikthyer sërish pamjes së dikurshme.

Lexo po ashtu Koha kur Tayna bënte “covera”

Pas eksperimentimeve të shumta në stil, ajo ka vendosur që të bëhet sërish një brune atraktive.

Foto: Tayna/InstaStory

Në imazhet e fundit të ndara me ndjekësit e saj, Tayna ka pozuar mjaft tërheqëse me flokët e zeza në stilin kaçurrela.

“Sapo u bëra brune sërish”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ky ndryshim i ri është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/