Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala e njohur si Tayna, po vazhdon të korrë suksese të mëdha në muzikë.
Këtë kohë, ajo lansoi bashkëpunimin me Dafina Zeqirin “Bye Bye” dhe vetëm për pak ditë ky projekt është shndërruar në hit.
Krahas projekteve e koncerteve, 22 vjeçarja është duke shijuar disa ditë pushimi në Shqipëri bashkë me dy miket e saj të ngushta.
Fjala është për modelet Vildane Zeneli dhe Kejvina Kthella, ku me këtë të fundit bashkëpunoi edhe në këngën “Kce”.
Në një fotografi të publikuar nga prezantuesja Kthella, ato duken në top – formë, gjersa shfaqin linjat në bikini. /Telegrafi/