Reperja nga Prizreni, Tayna, ditë më parë njoftoi fansat se është në përgatitje të këngës së re.
Ajo madje për këtë ka bashkuar forcat me reperin e njohur francez, L’Algerino.
24 vjeçarja po ashtu tregoi se kënga e tyre do të publikohet gjatë ditës së nesërme (e enjte) në ora 20:00.
“Tayna dhe L’Algerino, Moona, nesër 20:00”, ka shkruar biondja në një postim të fundit të ndarë në InstaStory.
Ky duket të jetë projekti i parë i Taynës për tregun ndërkombëtar, pasi gjatë vitit të kaluar u bë pjesë e ‘Sony Music’.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) po ashtu ka ndarë në rrjete sociale edhe disa pamje nga xhirimet e klipit.
Ajo vjen në formë të mrekullueshme në një fustan blu e stil flokësh të veçantë. /Telegrafi/