Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka qenë gjithnjë hermetike sa i përket jetës private.
Ajo nuk ka treguar asnjëherë nëse në krahët e saj është ndonjë mashkull, duke ndarë me publikun vetëm detaje nga jeta e saj profesionale.
Megjithatë së fundmi në mediat rozë dhe rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se ajo mund të jetë në një lidhje me futbollistin italian Giovanni Santoro.
Madje faqja ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar një video, në të cilën pretendohet se protagoniste është vet Tayna, ku shihet duke u puthur me Giovannin.
Dyshja mund të shihen në aeroport me valixhet e tyre, gjersa nuk dihet saktë data dhe vendi se kur janë xhiruar.
Giovanni Santoro përndryshe është i dirvocuar dhe ka një djalë nga martesa e tij e parë.
Lidhur me videon që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk ka pasur një reagim nga vet reperja Doruntina Shala – Tayna. /Telegrafi/