Telegrafi

Tayna mori vëmendje me dukjen atraktive në stadiumin “Fadil Vokrri”

Mbrëmë (e hënë), Kosova ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0, teksa nuk munguan rastet e shumta dhe spektakli në tribuna.

Këtë ndeshje madhështore mbrëmë e ndoqi nga afër edhe reperja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna.

Kjo e fundit ishte parë në stadiumin “Fadil Vokrri” bashkë me menaxherin e saj, Rinor Hykolli, i cili qëndron gjithnjë prapa artistes shqiptare.

Tayna mori vëmendje në stadiumin “Fadil Vokrri’ me dukjen atraktive (Foto: Instagram)

Në imazhet që ka ndarë në rrjetet sociale, 23-vjeçarja shfaqet tejet e gëzuar për një sukses si ky, i arritur në vendin tonë.

Tayna po ashtu mori vëmendje edhe me dukjen atraktive dhe flokët e valëzuara, e cila edhe këtë herë vuri në pah linjat trupore.

Tayna ndoqi nga afër lojën Kosovë – Mali Zi (Foto: Instagram)

Së fundmi, për Doruntinën kanë filluar të shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare, kjo ngase zeshkania u bë artistja e parë shqiptare në ballinën e revistës gjermane ‘Life’.

Lexo po ashtu Tayna- artistja e parë shqiptare në ballinën e revistës gjermane, 'Life'

“Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane”, thuhet në njoftimin zyrtar të revistës. /Telegrafi/

Tayna (Foto: Instagram)