Telegrafi

Tayna merr vëmendje me një fotografi bashkë me nënën e saj

Artistja nga Prizreni, Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, momentalisht është një prej artisteve më të kërkuara në tregun tonë muzikor.

Ndonëse është shumë e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme, reperja një pjesë të madhe të kohës e kalon edhe me familjen e saj, madje shihet se ka lidhje shumë të ngushtë me të ëmën.

Së fundmi, Tayna në llogarinë e saj InstaStory ka vendosur të publikojë një imazh atraktiv përkrah nënës së saj.

Tayna publikon fotografi me nënën e saj (Foto: Instagram)

“Nëna ime, gruaja më e bukur në tokë”, është përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Doruntina siç shihet tërë bukurinë e gëzon nga e ëma, e cila shfaqet në top formë dhe mjaft elegante.

Tayna është duke e shijuar suksesin e këngës së saj të re “Sicko”, e publikuar më 15 tetor dhe deri më tani ka grumbulluar mbi shtatë milionë shikime në YouTube.

E njëjta nuk do e përmbyll vitin me kaq, pasi deri në fund të vitit 2018-të do të sjellë edhe ca projekte të tjera, në mesin e tyre edhe bashkëpunimin me reperin Mozzik. /Telegrafi/