Site icon Telegrafi

Tayna, mbi tre milionë për pesë ditë me “Doruntina”

Tayna në klipin e këngës "Fake" (Foto: YouTube/Friends Entertainment)

Ylli i ri i hip hopit, Tayna, ka publikuar kohë më parë projektin “Doruntina”.

Në fakt, kënga “Doruntina” ka pesë ditë që është publikuar dhe u prit mirë nga publiku.

Projekti melankolik i reperes me tekste të forta u realizua në muzikë nga Cricket.

Ndërkaq, videoklipin e realizoi regjisori i njohur, Alban Selimaj.

Për vetëm pesë ditë projekti arriti 3.2 milionë shikime në rrjetin social YouTube.

Tayna konsiderohet një prej yjeve të reja më të suksesshme të kohës. /Telegrafi/

Exit mobile version