Telegrafi

Tayna imazh i koleksionit të ri të brendit gjerman, DEF Shop në bashkëpunim me PlayBoy

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka korrë suksese të mëdha në muzikë përgjatë këtyre viteve.

Fjala është për reperen Tayna, që duket se nuk po përqendrohet vetëm në profesionin e saj.

Siç ka njoftuar së fundmi, Doruntina Shala (emri i vërtetë) është bërë imazh i një marke të madhe veshjesh.

Tayna (Foto: Instagram)

Artistja e njohur ka pozuar për koleksionin veror të “DEF” në bashkëpunim me PlayBoy.

Veshjet e këtij koleksioni me numër të limituar ndërkohë mund të blihen përmes platformës online.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

“Playboy në bashkëpunim me DEF për koleksionin e verës është dalë tani. Vetëm online”, ka shkruar ajo.


Krahas gjithë kësaj, Tayna është në përgatitje edhe të disa prurjeve të reja muzikore që do lansohen këtë verë. /Telegrafi/