Site icon Telegrafi

Tayna frymëzohet nga Cruella DeVil, paralajmëron diçka të re ndërsa pozon me qentë dalmatë

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, duket se është duke përgatitur diçka të re për fansat e saj.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, që mesa duket është shkëputur nga xhirimet e klipit të sa jtë ri.

Tayna është shfaqur mjaft atraktive, ndërsa ka pozuar pranë një veture e veshur me një palë xhinse të shkurtra dhe një xhaketë me material dalmati.

Foto: Tayna/Instagram

Pran vetes, ajo mbante dy qenë të llojit dalmatë, e që mesa duket janë frymëzim nga filmi ikonik i fëmijëve, “101 Dalmatians”.

“Unë jam një grua, më dëgjoni duke ulëritur”, shkroi Tayna në mbishkrimin e fotografisë, shoqëruar më pas me një video të aktores Emma Stone, e cila luan rolin e famëkeqes Cruella DeVil.

Foto: Tayna/InstaStory

Filmi me titull “Cruella” i publikuar këtë vit vjen si ripërpunim i “101 Dalmatians”, por me fokus në personazhin Cruella DeVil.

Aktorja së cilës i është besuar ky rol Emma Stone, ka bërë një interpretim fantastik të rolit dhe ka marrë komentet më të mira nga kritikët e filmave.

Lexo po ashtu Historia e Cruella De Vil në filmin e ri të Disneyt me titullin "Cruella", merr vëmendjen e miliona shikuesve në mbarë botën

Duket të jetë ky film që ka inspiruar reperen nga Prizreni për projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version